Droni e regjistron me ‘fluturim’ shpejtësie mjetin në Pogradec

Droni e regjistron me ‘fluturim’ shpejtësie mjetin në Pogradec, 32 shofera të arrestuar në fundjavë për shkelje në qarkullimin rrugor.

Policia e shtetit informon zyrtarisht se 32 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia gjatë kësaj fundjave për shkelje të ndryshme, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkaq, janë pezulluar 180 leje drejtimi, prej të cilave 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia njofton gjithashtu se nga kontrollet janë vendosur 8807 masa administrative, 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com