“Duhet strategji e qartë, fëmijët e shqiptarëve s’janë eksperiment”- Grida Duma nga gjimnazi “Sami Frashëri”

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, tha se duhet një strategji e qartë për të filluar vitin e ri shkollor, që është vendosur të nisë më 14 shtator.
Nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, Duma denoncoi se godina është e rrënuar vetëm pak ditë par anisjes së mësimit, ndërsa bën përgjegjëse Bashkinë.


“Nuk mund të nisim një vit shkollor i cili ka tre alternativa, me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet fin anciar ndihmës, ku dihet se në kohën e pandemisë duhet të ketë një buxhet që të ndihmojë në përballimin e pandemisë dhe kushteve të tjera që është shëndeti i fëmijëve”, u shpreh anëtarja e kryesisë së PD-së mes të tjerash.


Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit me një nxënës, ky i fundit ngre para Dumës shqetësimin se nuk kanë marrë asnjë informacion se si do të zhvillohet mësimi, apo se sa nxënës do të jenë nëpër klasa.
Bashkëbisedmi me nxënësin:
Grida Duma: Jemi në gjimnazin “Sami Frashëri”, një nga shkollat më të mëdhaja të Shqipërisë dhe një nga shkollat më të mëdhaja të Tiranës, sigurisht. Kam afër dhe me kënaqësi, një nxënës të Vitit të II të shkollës “Sami Frashëri”, i cili do të shqetësimet e veta që ka që nga ai moment dhe deri tani që shkolla nuk funksionon më.
Nxënësi: Unë jam nxënës i shkollës “Sami Frashëri”, vitin e II e kam kryer këtu dhe pas tërmetit shkolla u rikonstruktua dhe dukej mirë, më pas sa hap e mbyll sytë shkolla u prish dhe ne këtë nuk e kuptuam. Pastaj viti i II-III jemi vendosur tek shkolla “Çajupi”, më pas erdhi edhe viti i I dhe u bëmë shumë nxënës dhe nuk kishte mundësi për asnjë lloj aktiviteti, shkolla ishte shumë e mbushur.
Për këtë arsye unë shqetësohem sepse nuk kemi marrë asnjë informacion për këtë vit shkollor se çfarë do të ndodhë: Ku do të zhvendosemi? Si do të zhvillohet mësimi? Sa do të jemi nëpër klasa? Për këtë arsye jam shumë i shqetësuar.
Grida Duma: Tek “Çajupi” u zhvendosëm disa prej jush?
Nxënësi: Fillimisht u zhvendosëm viti i II-III.
Grida Duma: Sa veta ishit në klasë tek “Çajupi”?


Nxënësi: Tek “Çajupi” ishim 30 -35 veta në klasë. Kishte edhe klasa me më shumë.
Grida Duma: Ju sot nuk keni asnjë informacion se ku do të shkoni në cilën shkollë? Do të vazhdoni ose jo tek “Çajupi”?
Nxënësi: Asnjë informacion, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë fare, fare.
Grida Duma: Keni grupe informacioni, shokët çfarë thonë?
Nxënësi: Kemi grupe informacioni por nuk është marrë asnjë lloj lajmërimi

Grida Duma: Ti si ndjehesh?

Nxënësi: Unë ndihem i konfuzuar sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë. Shtatori po vjen, shkolla po afrohet dhe nuk e di çfarë shkolle do të jem. Do të jem paradite apo pasdite, nuk e kam idenë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com