Durrës/ Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim dhe një 48-vjeçar i dehur në timon

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit, ku 2 janë shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, ndërsa 1 është drejtues mjeti.

Janë arrestuar A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Sh.K., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me  një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close