Dvoran/ Fshati i njohur për masivet me pemëtore, gati për eksportin e qershive

Dvorani, fshati aq i njohur për masivet me pemëtore, shumë shpejt ka gati sasitë e para të qershive, një pjesë e të cilave do të eksportohen në Kosovë dhe Malin e Zi.

Bashkia e Korçës bën të ditur se, falë ndërhyrjeve në kanalet kullues e vaditës, rrugëve të parcelave dhe punës kolosale të fermerëve, që këtë vit pavarësisht vështirësive nga situata COVID-19, nuk u ndalën, qershitë aq të njohura të zonës së Dvoranit nuk do t’i mungojnë konsumatorit.

Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Korçë, Vullnet Gjolla, i tha ATSH-së, se rreth 3000 tonë qershi, parashikohet prodhimi i pritshëm i këtij vit për njësinë administrative Mollaj ku bën pjesë fshati Dvoran.Sipas tij, fermerët janë orientuar drejt mbjelljes së këtij fruti që është mjaft i kërkuar nga tregu dhe po rrisin sipërfaqet e reja me këtë kulturë, krahas pemë frutore të tjera që janë tradicionale të zonës me shije dhe cilësi të veçantë.Sipas të dhënave, sipërfaqja e mbjellë me pemë frutore në këtë njësi, është rritur në 470 ha tokë nga 389 ha që shënonte një vit më parë. Frutat kryesore janë: molla, e cila zë një sipërfaqe prej 245 ha, qershia me 130 ha, kumbulla 55 ha, arroret 35 hadhe dardha me rreth 5 ha.Prodhimi i qershisë nga fshati Dvoran tregtohet kryesisht në tregun e brendshëm, por eksportohet tradicionalisht në Kosovë dhe në Malin e Zi, thotë Gjolla. /j.p/r.e/1 nga 4  

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close