Dy talentet pogradecarë Marin Abazaj dhe Kevi Berberi nisin stërvitjen me Dinamon nën urdhërat e trajnerit korçar Bledi Shkëmbi/Ja kur pritet të vijnë për fazë përgatitore në Pogradec

Blerja e kësaj merkato vere e Dinamos nga KF Pogradeci Marin Abazaj dhe lojtari tjetër pogradecar Kevi Berberi që ishte pjesë e ekipit të Dinamos edhe në sezonin e kaluar kanë nisur zyrtarisht fazën stërvitore në Tiranë nën urdhërat e ish-futbollistit të mirënjohur korçar Bledi Shkëmbi që këtë sezon do të drejtojë blutë e kryeqytetit.Berberi ka qënë pjesë e formacionit sezonin që kaloi dhe shihet si një futbollist i rëndësishëm në organikën e skuadrës.Edhe për Abazajn klubi ka pritshmëri të larta pasi futbollisti ka bërë një super sezon me KF Pogradecin në kategorinë e parë dhe për faktin që është vetëm 20-vjeç dhe është rritur profesionalisht në akademinë e Tiranës.Drejtuesit e klubit dinamovit kanë menduar që pjesën e dytë të fazës përgatitore ta zhvillojnë në Pogradec.Aty mendohet të zhvillohen disa miqësore dhe sigurisht që një prej tyre do të jetë me skuadrën vendase Pogradecin.Emocione të veçanta do të jenë për dy lojtarët pasi do të ndeshen me skuadrën ku kanë hedhur hapat e parë në karrierën futbollistike.Asgjë nuk është zyrtare deri tani për ardhjen e Dinamos në Pogradec por deri para pak kohësh ka qenë një objektiv konkret përgatitja e kësaj faze në qytetin liqenor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button