Dy të rinj shqiptarë pranohen në Akademinë Detare të SHBA, Ambasadorja Kim mesazh John Shkëmbit dhe Roen Xharos: Bëjeni Shqipërinë krenare (FOTO)

Ceremonia ne Ambasaden e SHBA ne Tirane per dy Kadetet shqiptare

John Shkëmbi dhe Roen Xharo janë dy të rinj shqiptarë që janë pranuar në Akademinë Detare të West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada Amerikane në Tiranë i uron suksese dy Kadetëve dhe sot ka organizuar një ceremoni në nder të tyre, ku Johnit dhe Roenit u është dhënë certifikata e pranimit në Akademinë Amerikane. Një mesazh atyre u ka dhënë dhe diplomatja e lartë e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila u ka thënë të bëjnë krenare Shqipërinë e të sjellin njohuritë e tyre në atdhe.

“Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara duke filluar nga vjeshta. Kjo arritje e madhe u festua me një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi certifikatat e pranimit dhe u takua me familjet e tyre. Këta dy të rinj të jashtëzakonshëm shqiptarë do t’u bashkohen një grupi elitar studentësh të huaj për të studiuar në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Secili nga institucionet pranon vetëm 15 studentë të huaj çdo vit. Ne u urojmë atyre suksese, ndërsa Ambasadorja Kim i nxiti Kadetët që ta bëjnë Shqipërinë krenare, e të sjellin njohuritë dhe sensin e tyre të shërbimit dhe detyrës në Shqipëri, për të na ndihmuar të qëndrojmë krah për krah si aleatë në NATO”, thuhet në njoftimine Ambasadës së SHBA në Tiranë.

104293244_10157466751955838_517641826134815011_o.jpg
104437981_10157466752115838_7573961519501697984_o.jpg
104364711_10157466752250838_5412681897613012193_o.jpg
105043847_10157466751725838_1575656426567839149_o.jpg
104383138_10157466751585838_29795461964775141_o.jpg





Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close