E bija e Ismail Kadaresë merr postin e rëndësishëm në OKB, zgjidhet…

Besiana Kadare

Besiana Kadare, Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, e cila është dhe e bija e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, zgjidhet Zv/Presidente për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e bërë të ditur vetë Ambasadorja Kadare përmes një postimi në “facebook”, ku shkruan se ndjen krenari dhe nder të veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik.

“Jam krenare  të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan ajo në postimin e saj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close