E BUJSHME/ Efektivi i arrestuar sot me kokainë është djali i ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës (EMRI)

Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, që u arrestua sot bashkë me dy miq të tij, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.
Ai bënte “mburojën” e shokëve dhe i ndihmonte ata të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij kur shpërndanin drogë.
Përveç tij, janë arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ky i fundit ishte në “arrest shtëpie”.
“Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike trasparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 113 të vitit 2020. Pas një periudhe disa mujore hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit, Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, u bë e mundur, më datë 01.07.2021 në orët e para të mëngjesit, kapja ne flagrance, në kryqëzimin e Rrugës së “Kosovarëve” e automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e së cilës ishte punonjësi i policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariat të Policisë Nr 2 Tirane, dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundit është person me masë sigurimi personal “Arrest në Shtëpi” sipas vendimit nr. 2046, datë 13.12.2020, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike trasparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë.
Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikave të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, realizoi arrestimin në flagrance të shtetasve:
Elefterios Sullaj, me detyrë oficer i patrulles se përgjithshme në Komisariatin e Policise Nr.2, Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, Shpërdorimit te detyrës”. Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike dhe “Ushtrimit te ndikimit të paligjshem ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”. Parashikuar respektivisht nga nenet 283, 248, 259 dhe 245/1 të K.Penal.
Mikel Zhegu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve parashikuar nga neni 283 i K.Penal:
Eris Tafa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit’ parashikuar nga neni 323 të K.Penal.
Për këtë procedim penal, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të fakteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button