E BUJSHME: Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në PD SKUALIFIKON Ervin SALIANJIN, Flamur NOKËN, Aldo BUMÇIN dhe disa ish-deputetë të tjerë (EMRAT)

E BUJSHME: Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në PD SKUALIFIKON Ervin SALIANJIN, Flamur NOKËN, Aldo BUMÇIN dhe disa ish-deputetë të tjerë (EMRAT)

Ervin Salianji / Flamur Noka

Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike skualifikon nga gara ish-deputetët Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Endri Hasa, raportojnë mediat.

Ndonëse u votua nga baza në degën Maliq, komisioni ka vendosur ta nxjerrë Salianjin jashtë gare, duke i djegur mundësinë të kandidojë për deputet me PD-në në zgjedhjet e ardshme.
Po ashtu në media raportohet se komisioni ka skualifituar edhe Aldo Bumçin dhe Endri Hasën.
Emra të tjerë të skualifikuar janë ish deputetët e 2017-ës Nada Meçorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu

Lista me 316 emra iu dërgua ditën e sotme Kryesisë së PD-së, ndërsa tashmë e ka si Kryesia dhe Këshilli Politik për përzgjedhjen e emrave.
Kujtojmë se lista me emra, ndonëse ka shkuar në Kryesinë e PD ditën e sotme, nuk është bërë publike. Ndërsa nga PD nuk ka asnjë reagim lidhur me lajmet për skualifikimin e politikanëve të sipërpërmendur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close