“E di që jeni lodhur me autorizimet”, Rama: Zgjasim orarin për pazaret, në qytetet e tjera do të shkoni me taksi

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet e reja për lehtësimin e masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rama tha se javën e ardhshme do rrisim orarin për pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë.

Po kështu paralajmëroi se nga 4 maji do lehtësohet më shumë lëvizja brenda qyteteve dhe do hapet edhe blloku i tretë i bizneseve.

“Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale. Vigjilenca duhet të jetë maksimale, imponimi dhe vetëimponimi i rregullave duhet të vazhdojë. E di që iu kanë lodhur mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet por duhet të kuptoni që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi t’ju mbroj. Javën e ardhshme do e rrisim orarin për Pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë. Dhe nga e hëna 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë dhe po ashtu do hapim dhe bllokun e tretë të bizneseve”, deklaroi Rama.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close