E kam me operatoret telefonike por edhe me AKEP qe i lejojne te bejne korrupsion mbi kurrizin e miliona njerezish te punesuar neper kompani te ndryshme.

Eshte kjo periudha kur ne tregun duopol midis dy operatoreve (Vodafone dhe ne ate kohe AMC) te dyja keto kompani te drejtuara nga CEO grek do te hynte nje kompani e trete me origjine nga Turqia e quajtur Eagle Mobile, duke shenuar edhe kalimin per here te pare te ketij tregu ne Oligopol.Persa i perket dy kompanive ekzistuese thuhet se realisht kishin nje aksioner te perbashket, i cili i kishte lançuar ne Shqiperi per te konkuruar me njera-tjetren dhe njekohesisht per te ndare tregun e virgjer shqiptar e per te bere me klientet vendas nje kasaphane cmimesh ta pamonitoruara asnjehere nga pushtetet qe shkonin e vinin…Personalisht me kujtohet se si ne vitet 2001 do te blija per here te pare nje celular qe kushtonte shume me lire se nje numer AMC. Ishte pikerisht ky operator qe i gjindur i vetem ne kushtet e nje monopoli beri cte mundej me mundesine qe kishte duke e rrjepur maksimalisht klientin shqiptar per vite me rradhe. Por perse valle Shqiperia duhej te siguronte sherbimin e operatoreve telefonike me origjine nga fqinjet? Nuk mund te blinim teknollogjine dhe me pas ta zhvillonim vete ate? Ashtu sikurse dikur vepronim duke zhvilluar industrine e lehte tekstile, perpunimin agro-ushqimor, industrine e rende etj? Edhe pse historia tregoi se ne nuk ditem te ruajme asnje linje prodhimi e perpunimi, por i shkaterruam ato pa asnje meshire, te pakten telefonine duhej ta mbanim vete nen kontroll. Megjithate thelbi i problemit sot nuk eshte ky.Ne vitin 2001 sektori i operatoreve telefonik nisi te perjetoje shkendijat e para te konkurences, pikerisht ne momentin qe hyri ne Shqiperi kompania e dyte Vodafone, klientet shqiptare rendnin sa majtas e sa djathtas per te perfituar nga ofertat e tyre, qe ne fakt ishin thjeshte fushata marketingu qe manipulonin psikologjine e abonenteve.Tregu nisi te konturohej ndersa kompanite jepnin e merrnin mes tyre klientet duke i joshur ata me kontratat por shpesh here edhe me ndonje dhurate simbolike, sidomos kur behej fjale per korporata apo institucione shteterore ku numri i te punesuarve ishte i larte dhe perkthehej ne nje gjenerim te larte te ardhurash per cilendo kompani telefonike qe do te arrinte qe nepermjet agjenteve te tyre te ngopte babezine e klienteve kyç (qe mund te ishin drejtore, menaxhere, kryfinanciere, etj)Me hyrjen e kompanise Eagle Mobile, lufta e konkurrences u be akoma me shume serioze aq sa pervec ofertave te planeve tarifore ne loje hyri edhe nje bonus qe u jepej sa here qe rilidhej nje marreveshje mes palesh personave qe vendosin firmat ne kontrate, por edhe rrethit te tyre te ngushte pasi limiti i ketij bonusi ishte mjaft i larte dhe dilte e tepronte per te gjithe.Ky bonus ne fakt ishte opsional, nje aparat telefonik model i fundit ose nje skonto per te njejten vlere nga fatura per cdo muaj.Pikerisht ne kete moment ndodh edhe demi mbi pjesen tjeter te abonenteve, por edhe ndaj aksionereve. Nga njera ane punonjesit te cilet te ndodhur ne kompanite apo institucionet te kontraktuara nga operatoret telefonike do t’i nenshtroheshin kushteve te rena dakort prej tyre per hir te nje rryshfeti qe do u jepej nje here ne 2-3 vjet drejtoreve, nendrejtoreve dhe servileve te tyre, nga krahu tjeter opsioni i dyte qe nuk do te zgjidhej asnjehere pasi kush eshte ai person qe do ti interesonte te humbte nje aparat telefonik te fundit per hir te nje skontoje ne fature te te njejtes vlere per kompanine? Sot, ndersa jetojme pergjate periudhes pandemike ky fenomen vazhdon te funksionoje rregullisht duke korruptuar ne menyre sistematike dhe duke vene perballe njera tjetres interesat personale te individeve. Nese AKEP apo cilido institucion qe kontrollon kete proces te pandershem konkurrence ekziston, duhet patjeter te marre masa per te shmangur korrupsionin e disa individeve qe demton nje shumice abonentesh te varur pikerisht prej kontratave qe nenshkruhen mbi kurrizin e tyre.Nga dr.Ilir Shyta

Burimi/Press Emigrant

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close