E keqja bëhet sa hap e mbyll sytë, njihuni me 5 hapat që shpëtojnë një fëmijë nëse po mbytet

A e dini se një fëmijë vdes çdo pesë ditë nga mbytja prej ushqimit dhe më shumë se 80% e prindërve nuk kanë absolutisht asnjë ide se si mund të reagojnë në këtë situatë? Në Kurioziteti shtyn fëmijët të provojnë çdo gjë, sepse ndijimi dhe shijimi janq shqisat e para qe fëmijët zhvillojnë. Përmes këtyre të fundit ata njohin botën, por ushqimet dhe objeketet që më së shumti bëhen shkak për incidente të tilla janë karamelet, rruazat, kockat e mishit, copat e frutave dhe perimeve

Si të kuptoni që fëmija juaj po mbytet:
1. Ngjyra e lëkurës errësohet
2. Merr frymë me vështirësi.
3. Humbje e vetëdijes
4. Paaftësi për të qarë ose të bëjë tinguj
5. Nuk arrin të kollitet.

Si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet
1. Kryerja e një pastrimi me gisht duke hapur gojën e fëmijës. Hiqni çdo gjë nga goja nëse ndjeni pengesa.
2. Nëse goja është e pastër, ktheni fëmijën përmbys dhe bjerini 5 herë në kurriz si në foton ilustruese.

3. Mbani gjoksin e fëmijës suaj në dorë dhe nofullat e tij me gishtat tuaj.
4. Koka duhet të jetë më poshtë sesa trupi. Mos e mabni fëmijën përmbys horizontalisht, por të përkulur.
5. Duke përdorur pëllëmbën tuaj, goditeni 5 herë.

Nëse kjo nuk funksionon:
1. Ktheni fëmijën tuaj me fytyrë dhe mbajeni në preher shtrirë. Mbajani kokën me kujdes.
2. Vendosni 2 gishtat në mes të gjoksit të tij, pak më poshtë se thithkat e gjoksit.
3. Ushtroni presion deri në 5 herë.
4. Alternoni këto 5 lëvizje me 5 goditje në kurriz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com