E papritur e hidhur, ndahet nga jeta Ylli I telebingos, ish

E papritur e hidhur, ndahet nga jeta Ylli I telebingos, ish gjyqtari korçar.
Një tjetër vdekje e papritur sjell hidhërim në Korçë. Është ndarë nga jeta Ylli Cufe, I njohur prej vitesh edhe si Ylli I telebingos për shkak të aktivitetit të tij privat në shitjen e biletave të fatit dhe si gazetashitës në afërsi të pazarit të Korçës.
‘Është ndarë papritur nga jeta në moshën 61-vjeçare ish-arbitri Ylli Cufe. Ish-gjyqtari i Kolegjiumit të Korçës vdiq si pasojë e infarktit. Lajmi ka hidhëruar ambjentin futbollistik në Shqipëri.
Cufe ka gjykuar në Kategorinë e Parë për 10 vite (1990-2000). Ai vlerësohet për sjelljen korrekte dhe profesionale si dhe për respektimin e traditës së arbitrave korçarë në futboll’ thuhet në njoftimin e shpërndarë nga mediat sportive.