E sulmuan për simbolin e shqiponjës dykrenare, Anxhela Peristeri flet për këngëtaret serbe në “Eurovision”

Anxhela Peristeri do të performojë mbrëmjen e sotme në finalen e madhe të spektaklit evropian “Eurovision 2021”. Këngëtarja shqiptare do të ngjitet e dyta në skenë për të performuar në gjuhën shqipe këngën “Karma”.

Së fundmi, gjatë një interviste për “Prive”, Peristeri u shpreh shumë e lumtur që këtë vit “Eurovision” po realizohet. Artistja arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me fustanin e kuq që veshi në tapetin turkez, të stiluar nga Valdrin Sahiti.

 

Ajo dukej mjaft seksi dhe me vetëbesim teksa ecte para të gjithëve.

 

“Besoj që ishte zgjedhja e duhur. Vendosa që këtë fustan për tapetin turkua të ‘Eurovision’ ta bëja me stilistin e mirënjohur Valdrin Sahiti dhe rezultoi që ne fituam edhe çmimin e veshjes më të mirë të mbrëmjes.

Jam shumë e lumtur për këtë. Veshja ishte seksi, besoj se të gjitha femrave u pëlqen të ndihen seksi, kështu që edhe unë u ndjeva shumë mirë me atë fustan”,- tha këngëtarja për veshjen e saj që bëri bujë në media.

 

Në lidhje me kualifikimin e saj në natën gjysmëfinale, Anxhela tha se deri diku e priste këtë vendim, sepse të dyja provat janë pritur shumë mirë dhe publiku i ka vlerësuar.

 

“Do mundohem të bëj më të mirën në skenë që kjo performancë të dalë shuëm mirë, pastaj për atë gjë nuk kam ndonjë parandjenjë ose ndonjë përllogaritje, sepse asnjëherë nuk i dihet në një peticion, në një konkurs”,- tha Anxhela kur u pyet se çfarë parandjenje ka për natën finale.

 

Peristeri tregoi se këngët e saj të preferuara janë katër: Greqi, Itali, Francë dhe Maltë.

 

Para disa kohësh, tre këngëtare serbe kënduan live këngën e Anxhelës, të cilën thanë se e pëlqejnë shumë. Ndonëse mediat serbe e cilësuan të turpshëm simbolin e shqiponjës dykrenare të Anxhelës para gazetarëve, këngëtarja u shpreh kështu për tre këngëtaret serbe:

“Janë tre vajza shumë simpatike të cilat i kam takuar. Mendoj që është një këngë hit, një këngë që po ecën shumë mirë dhe është shumë e dashur nga fansat dhe i uroj gjithë të mirat dhe përfaqësuesve të serbisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button