E thirri të dilnin shëtitje, por më pas i riu rrëmben shokun për orë të tëra. Me armë në kokë i kërkon që të pranojë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mes dy shokëve në Prishtinë. A.Ajvazi e kishte ftuar për të shëtitur shokun e tij R.Maliqi dhe më pas e kishte rrëmbyer për disa orë.

Me armë në kokë ai e kishte kërcënuar Maliqin se do ta vrasë nëse nuk e pranon se e ka sharë nëpërmjet telefonit, shkruajnë mediat vendase. Kjo ngjarje ka ndodhur natën e 30 shtatorit dhe A.Ajvazi e ka mbajtur peng shokun e tij deri në oren 05:00 të mëngjesit.

Por, policia ende nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk e kanë gjetur as atë dhe as ndonjë armë.

“Me datën 1 tetor rreth në Stacionin Policor është paraqitur ankuesi R. M i cili deklaron se përderisa kishte dalë me shokun e tij A. A dhe janë shëtitur në qytetin e Prishtinës i dyshuari se e ka rrëmbyer dhe e ka akuzuar se e kishte ofenduar në telefon duke sharë dhe fyer. Ai ka deklaruar në Polici se është mbajtur peng nga ora 23:00 të datës 30.09.2020 deri në ora 05:00 të datës 01.10.2020 duke e kërcënuar me armë të gjatë në kokë dhe duke i thënë se do ta vra nëse nuk e pranon fajin”, tha policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com