E vetmja në Tiranë që mori 10 absolute, modeli i një vajze që ndjek dijen

Kjo vajzë quhet Emida Qafa. Ka dëshirë dhe zell për të lexuar libra, në një botë ku konsumi kryesor i të rinjve është përgjithësisht celulari dhe media sociale.
Është një ndër pak maturantet që ka marrë 10.0 në provimin e letërsisë. E vetmja në Tiranë dhe një ndër 2 maturantët në gjithë Shqipërinë.
Përveçse dashurisë për letërsinë, Emida ka dalë me rezultate të larta dhe në të gjitha provimet në lëndët e tjera.
“10.00 në letërsi dhe biologji lënda ime me zgjedhje, 9.96 në anglisht dhe 9.91 në matematikë. Kam fituar olimpiadën kombëtare të letërsisë këtë vit e kur ke marr pjesë në to sigurisht që të jep dorë në provimet e tjera si të maturës”-thotë Emida në një intervistë për median.
Emida është lindur në Berat dhe ka ardhur në Tiranë me familjen e saj në kohën kur ka nisur gjimnazin. Pavarësisht vështirësisë që ka sjellë me vete pandemia e Covid për të gjithë nxënësit, kjo maturante ka punuar aqsa për t’ja dalë me sukses.
Di 4 gjuhë të huaja, i pëlqen të luajë në piano dhe ka si zgjedhje të parë, shkollën e mjekësisë.
“Dua të vazhdoj për mjekësi dhe më tutje për specializimin të shkoj jashtë. Kam dëshirë që të kthehem më pas në Shqipëri”-përfundon maturantja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button