Edmond Spaho është akuzatori I dytë për drejtorin e policisë Korçë Ferdinand Mara, çfarë vjen para gjobës 5 milon?

 

Drejtuesi politik I Partisë Demokratike për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare që janë vendosur të mbahen në 25 prill, Edmond Spaho, qënka gjobitur me 5 milionë lekë për shkelje të masave antiCovid gjatë organizimit të një aktiviteti politik në interes të subjektit partiak dhe ofiqit aktual në Menkulas të Devollit. Vetë Spaho, paska deklaruar se këtë gjobë e ka mësuar nga mediat, dhe se ky ndëshkim vjen si presion I të ngjashmit të tij por në pozicion të kundërt Niko Peleshi. Zbatuesi I gjobës sipas Spahos është Drejtori I Drejtorisë Rajonale të Qarkut Korçë Ferdinand Mara.

Për këtë të fundit, nuk mund të vihet dora në zjarr nëse është apo jo nga ata drejtuesit rigorozë për zbatimin e ligjit në funksionin që ushtron, përderisa nuk ka denoncime qytetare apo ngjarje të bujshme të rendit dhe sigurisë që ky si titullar u është paraqitur I dobët.

Mara, konferencën e tij të parë për shtyp sapo ardhi në këtë detyrë që po gëzon aktualiasht në Korçë, e dha te hyrja e një supermarketi ku meraku më I madh ishte vendosja e maskave.

Mara, tani që po nxehet fushata zgjedhore, po bëhet personazh ‘i famshëm’, sidomos pas gjobës që mori Endrit Brahimllari I LSI, I cili afërsisht para ardhjes së Metës në Korçë, organizoi një goxha takim elektoral në Maliq.

Pas Brahimllarit I erdhi rradha Spahos me gjobë 5 milionëshe. Thuhet se edhe gjylja e topit nuk bie dy herë në të njëjtin vend. Në këtë rast te opozita dhe takimet e saj, ndërsa PS me takimet e veta që pa dyshim I zhvillon nuk ka marrë asnjë ‘vërejtje’ nga policia.

Ferdinand Mara nëse është ‘marrosur’ kaq shumë sa të bëhet kamikaz I Ramës dhe aq më pak Niko Peleshit në këtë fushatë elektorale nga llogari ‘për jetë a vdekje’ të këtyre zgjedhjeve.

Ndoshta këtij duduku për zjarrin e keq I fryn Edmond Spaho. Ky e ka zonën e Devollit habitatin natyral të votave si nga origjina edhe nga vetë treva që ka dëshmuar historikisht që ka prirje djathtas ( jo domosdoshërisht me PD )

Edmond Spaho duhet të kujtohet për nipin e vet nga Piluri të punësuar në doganë, që u çartallos aq keq sa përndiqte gazetarët si I fortë rrugicave të Korçës, dhe pastaj të flasë edhe për ‘marrosjet’ e Marës në krye të policisë të Korçës.

Sqarim: Foto ilustruese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com