Edmond Spaho shkel ligjin,dënohet nga policia

Fushatë me gjoba, policia ndëshkon në Devoll Spahon dhe pronarin e lokalit për shkelje të masave antiCovid.

Policia e shtetit ndëshkon me gjobë përfaqsuesin e një subjekti politik dhe pronarin e një lokali në Menkulas të Devollit për shkelje të masave antiCovid në organizimin e një takimi elektoral.

Policia nuk dha detaje, por sipas informacionit të rezervuar zyrtarisht prej saj, rezulton që gjobën 5 milionëshe këtë herë ja ka prerë shtetasit me inicialet E.S që thuhet të jetë Edmond Spaho, drejtuesi politik I PD për Qarkun Korçë në këtë fushatë elektorale.

Para se të vinte kjo gjobë në Devoll, ish kreu I bashkisë dhe aspiranti për kandidat deputet Bledjon Nallbati ka reklamuar një sërë takimesh të suksesshme sipas tij me mbështetës në kafene fshatrash të Devollit.

Nuk dihet ende me detaje nëse Nallbati apo E.S që është gjobitur me shkas takimin në Menkulas me entuziazmin e fitores janë lëshuar yrrja byrrja në organizimin e aktivitetit politik, apo policia nga ana e saj ka konstatuar se janë shkelur jo vetëm në këtë rast por në mënyrë të përsëritur masat antiCovid në Devoll ku së fundi nuk mungoi edhe ky humor politik.

Drejtoria e policisë e Qarkut Korçë ka bërë njoftimin e mëposhtëm.

Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.

Njëkohësisht, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com