Ekipi U17 I Skënderbeut kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Ekipi U17 I Skënderbeut kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë pas fitores në transfertë ndaj Football Republic me rezultat 0-1 dhe golin e vetëm të realizuar nga️ Skerdi Xhixho 88’ të takimit.
Ekipi Under17 ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë pas fitores në “frymën e fundit” ndaj bashkëmoshatarëve të Football Republic !
Ndeshje e shkëlqyer e të besuarve të trajnerëve Danjel Jano dhe Edmir Osmanllari. Dominim në lojë me 4 shtylla dhe karakter gjatë 90’ minutave por fitorja do të vintë vetëm 2’ nga fundi i takimit, kur Xhixho goditi bukur me kokë duke çuar ujqërit në turin tjetër.
Në takimin tjetër ekipi Under19 nuk ka arritur të ruajë epërsinë ndaj Flamurtarit duke u skualifikuar në raundin e parë.
Ndeshja e radhës për ekipin U17 luhet ditën e dielë, ora 10:00 në Pezë ndaj Kryesuesve të Grupit A, Fk Shënkolli !

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button