EKSKLUZIVE/ Zbulohet çfarë fshihet pas sulmit të Dritan Lelit në mbledhjen e Zvërnecit

Debati me tone të ashpra i Edi Ramës kundrejt Dritan Lelit, i cili kulmoi me shprehjen hapur të pakënaqësisë nga ana e kryeministrit në takimin urgjent të Vlorës kundrejt kryebashkiakut, mund të kishte disa motivacione, si përshembull më i fundit ishte keqmenaxhimi i krizës gjatë periudhës së Covid-19, më skandalozi; keqmenaxhimi i parave publike për shpenzime luksi, më arroganti; refuzimi për t’iu përgjigjur ankesave të banorëve të Zvërnecit apo dhe më i dëmshmi; një ulje të ndjeshme të votave në qytetin e Vlorës si pasojë e të gjitha pakënaqësive të ngritura ndaj tij.

Ekskluzive.al, pasi investigoi për rastin në fjalë mësoi, se përplasja mes kryeministrit Rama dhe Lelit, ka nisur pas një ankese nga ana e drejtorit të Kulturës së Qarkut Vlorë, Orges Feimi, i cili shpjegoi qartë në takimin urgjent, se edhe pse Ministria e Kultures dhe Kryeministria e kishte udhëzuar të shoqëronte kritikun italian Vittorio Sgarbi, në pikat arkeologjike më të njohura të vendit, kryebashkiaku Leli nuk e lejonte drejtorin t’i afrohej kritikut të njohur italian dhe ndodhi ajo që ndodhi, një skandal, ku nga keqinformimi, Sgarbi publikoi në rrjetin e tij Instagram një foto ku pranonte, se mbetjet e Bylisit, ishin të një qyteti antik grek.

Sipas investigimit, gazetari jonë mësoi se Dritan Leli po tentonte ta përdorte afrimitetin me kritikun e njohur italian, në favor të imazhit të tij, për të ngritur popullaritetin të rënë me kohë e të shkërmoqur tamam si “mbetjet e Bylisit antik”. Kjo përçapje e tij “titanike” duke u munduar të largonte drejtorin me çdo mjet nga axhenda e Sgarbit por edhe e qeverisë dhe ministrisë përkatëse, që e kishin udhëzuar të shoqëronte Sgarbin, përfundoi si çdo punë e tij… keq, e më keq s’bëhej në sy të opinionit publik.

Ishte drejtori Orges Feimi, i cili mori guximin të fshikullonte i pari kryetarin e bashkisë në sy të kryeministrit, por duke marrë mbrapsht dhe mbështetjen e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, të cilët nuk i kursyen asnjë pakënaqësi ndaj Dritan Lelit dhe i dhanë të drejtë absolute për gjithçka ndodhi drejtorit të ri dhe të panjohur të Vlorës dhe jo kryetarit të bashkisë, të cilin e denigruan në sy të gjithë deputetëve dhe drejtuesve të qytetit.

Ekskluzive.al ka zbuluar dhe hallkën e munguar në këtë histori… ai është Arkond Canaj, një biznesmen nga Vlora, i cili jeton prej shumë vitesh në Tiranë. Arkondi është një personazh krejt i panjohur por me ndikim shumë të madh, sidomos në qytetin e Vlorës, ku i kërkohet mendim për çdo problematikë.

Në vitin e fundit të studimeve për arkitekturë, Arkondi vendos të braktis studimet e larta dhe të fokusohet tek biznesi, duke krijuar një sërë kompanish të sukseshme në fusha të ndryshme. Në zgjedhjet e 2017, Arkondi vendos të kthehet në Vlore dhe të kontribuoj për Partinë Socialiste, duke spikatur si një menaxher i jashtëzakonshëm dhe një njeri me qetësi olimpike, por me profil tejet të ulët. Bashkëpunimi me Damian Gjiknurin dhe Afrim Qëndron ishte fantastik, duke arritur në Vlorë rezultate historike të pamundura, duke siguruar 8 mandate deputetësh për Partinë Socialiste.

Po çlidhje ka Arkondi do pyesni ju?! Drejtori i Kulturës së Qarkut Vlorë, Orges , ka qenë prej vitesh pjesë e stafit të ngushtë dhe njerëzve më të besuar të biznesmenit të suksesshëm Arkondit. Simpatia e hapur e drejtuesve politik të Qarkut për biznesmenin e ri dhe dëshira për ta bindur të kandidonte për bashkinë në 2019, bëri që marrëdhëniet mes Dritan Lelit dhe Damian Gjiknurit të arrinin pikën më të ulët ndonjëherë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close