Ekspertja e ISHP: Covid-19 nuk po shfaq agresivitet në vjeshtë

Ekspertja e ISHP, Eugena Tomini, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se situata me koronavirusin në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.

Sipas Tominit, edhe pse jemi futur në stinën e vjeshtës, fatmirësisht virusi nuk po shfaq agresivitet, ku nuk ka shumë shtrime në spitale apo dhe rritje të infektimeve.

“Situata është e qëndrueshme. Nuk po shihet një agresivitet përkundrejt edhe shtrimeve në spital apo trendit në rritje të infektimeve. Megjithatë, strukturat shëndetësore janë në gatishmëri, pasi kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe janë edhe virozat e tjera. Kemi siguruar vaksinat e gripit, të cilat janë 4-fishuar dhe kanë ardhur më herët këtë vit. Për 3-4 ditë i gjithë personeli shëndetësor do të vaksinohet dhe më pas do të nisë për grupet e tjera të interesit që do të bëjnë vaksinën falas, si moshat e treta, fëmijët 2-5 vjeç, gratë shtatzëna, personat obezë. E gjithë popullata rekomandohet të vaksinohet”, u shpreh ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close