Emrat/ Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme, 9 zyrtarë të arrestuar, abuzime me tenderin 25 mln euro

SPAK ka urdhëruar kryerjen e kontrolleve në banesat e 9 ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të ministrisë së Brendshme të dyshuar për abuzime me tenderin e uniformave të policisë.
Ora News mëson se është caktuar masa e “arrestit me burg” për 8 persona dhe 1 “arrest shtëpie.”
Operacioni është në vijim e sipër. Nën hetim  për disa muaj kanë qenë Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.
Edlira Naqellari ka mbajtur postin e drejtoreshës në Agjencinë e blerjeve të përqendruara në ministrinë e Brendshme.
Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ministrisë së Brendshme janë vënë nën hetim për vepërën penale “Shkelje e barazisë në tendera.”
Arrestimet janë bërë me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Proceduara është kryer në vitin 2020, ndërkohë që personat nën hetim janë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe zyrtarë të tjerë që kanë marrë vendime për këtë çështje. Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga PD në vitin 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button