EMRI/ Ky është avokati nga Saranda që e dhunuan mizorisht me shkopa bejsbolli dhe tani po lufton për jetën; më parë i rrahën edhe…

Makina e shkatërruar që shihni në foto është e Marjel Mejdit, avokatit sarandiot që u dhunua sot në mënyrë mizore me shkopa bejsbolli, dhe që tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ai po lufton për jetën, pasi mori goditje të forta në pjesë vitale të trupit. Persona të paidentifikuar i zunë pritë, e zbritën me forcë nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkopa bejsbolli. Ngjarja ndodhi sot në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.
Ai ka dorën dhe këmbën të thyera, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup. Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ndërkohë bëhet me dije se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme.
“Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë. Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button