Epidemiologu Alimehmeti: Qetësohuni! Corona nuk është dënim me vdekje, 95 për qind e njerëzve nuk kanë shenja


Mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë për Euronews Albania tha se shifrat në rritje të të prekurve me coronavirus janë normale në një kohë që çdo virus respirator rritet me ardhjen e dimrit, ndërsa shtoi se numri i lartë i rasteve lidhet edhe me shtimin disafish të numrit të testimeve gjatë ditëve të fundit.
Ai bëri apel që njerëzit ta marrin me qetësi këtë situatë, pasi pavarësisht rasteve të shumta, 95 për qind e tyre nuk kanë asnjë shenjë klinike dhe e kalojnë gjendjen në sajë të imunitetit të trupit të tyre.
“Shifrat duhen paraqitur si raste të reja dhe kemi edhe problematikën e fatkeqësive që janë aty. Do ju ftoja të përmendni edhe të shëruarit, se në gjendjen psikologjike ndikon edhe shprehja e faktit se 95 për qind e njerëzve s’kanë shenja.
Nuk është dënim me vdekje corona. Kura e përshtatshme nuk varet nga përgjigjja e testit. Mjekët nuk merren me testin, por me pacientin. Kur pacienti ka shenja të lehta, mjafton të pushojë, të izolohet që të mos infektojë të tjerët dhe të lërë trupin t’i përgjigjet sëmundjes.
Kjo ndodhe në 95 për qind të rasteve. Shqetësimi duhet të vijë kur ka temperaturë që zgjat mbi 4-5 ditë. Temperatura e këtij virusi zakonisht është 37-37,5 dhe ulet me paracetamol. Në 4 për qind të rasteve që mund të rritet temperatura shenjat shtohen, shtohet vështirësua në frymëmarrje.
Por shumë persona raportojnë vështirësi në frymëmarrje por që s’ka të bëjë me uljen e oksigjenit në gjak. Kjo lidhet me ankthin. Jemi të bombarduar nga informacioni negativ. Rritja e stresit ul imunitetin, që është arma kryesore ndaj virusit”, tha mjeku

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close