“Erdha për një jetë më të mirë”/ Shqiptari kapet në shtëpi bari në Angli, policia i prish ëndrrën

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi u kap në një “shtëpi bari”, duke u kujdesur për 213 bimë narkotike. Mediat britanike, bëjnë me dije se droga ishte e mbjellë në gjashtë dhoma në një shtëpi të madhe me katër kate, në Bradford.
I arrestuar është 19 vjeçari D. Zenelaj. Mësohet se policia e kishte monitoruar për disa muaj Zelajn, e më pas shkuan dhe trokitën në derën e godinës ku ndodhej i riu për të kryer kontrollet.
Fillimisht Zelaj nuk ua hapi derën policëve, por ata u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës, ku dhe bënë arrestimin e tij.
Para gjykatës ai mohoi përfshirjen e tij në prodhimin e kanabisit, teksa shtoi se kishte ardhur në Angli për një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen e varfër në Shqipëri.
19-vjeçari më parë kishte punuar në lavazh dhe kishte mbërritur në Angli përmes Francës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button