Ersekë, ndalohet 35 vjeçari I dënuar me 3 vjet burg për mashtrim më shumë se 1 herë.

Ersekë, ndalohet 35 vjeçari I dënuar me 3 vjet burg për mashtrim më shumë se 1 herë.

Ndalohet nga policia e komisariatit të Kolonjës një banor I qytetit Ersekë, I shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit të kryer më shumë se një herë dhe I dënuar në mungesë me 3 vjet burg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacione të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit R. V., 35 vjeç, banues në Ersekë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 23.10.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer më shumë se një herë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button