Ervin Salianji do të jetë drejtuesi politik I PD për zonën e Korçës?

Ervin Salianji takime ektorale me mbështetësit demokratë, a do të jetë drejtuesi politik I PD për zonën e Korçës?

Partia Demokratike ka nisur fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit në gjithë vendin dhe Korça natyrshëm që nuk bën përjashtim. Çka nuk dihet ende dhe mbetet pikpyetje thjesht për çështje kohe, është fakti se nuk është zgjedhur apo shpallur drejtuesi politik I PD për Korçën.

PD ka bërë publike deri tani pak drejtues politikë të saj që do të drejtojnë fushatën elektorale nëpër qarqet e vendit. Ervin Salianji duket se do vishet me këtë përgjegjësi për Korçën. Të paktën këtë tregojnë angazhimet e tij në juglindje.

‘Takime plot shprese dhe besim në Pirg, Zvirinë, Sovjan, Leminot,
Çaushli! Së bashku drejt fitores!’ ka dhënë mesazh në rrjetin social fb Donald Kulla, drejtues lokal I PD në Maliq pas takimeve ku ka qënë I pranishëm Salianji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button