Ervin Skela gradohet te Frankfurti, ish-yllit të kombëtares i ofrohet një post i rëndësishëm

Ish-futbollisti i njohur i Shqipërisë Ervin Skela do të marrë postin e trajnerit të skuadrës U17 të Eintrahtit të Frankfurtit.

skela bogdani

Lajmi bëhet i ditur nga media gjermane “wiesbadener”, e cila thekson se drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim ish-mesfushorit kuqezi për të stërvitur njërën prej skuadrave zinxhir të Eintrahtit të Frankfurtit.

“Duhet dhe kam dëshirë të mësoj shumë”, u shpreh Skela.

skela

Më parë, ish-lojtari vlonjat ka stërvitur Hesen U17, ndërsa është pajisur me liçencën e trajnerit në Shqipëri, e cila njihet si e vlefshme dhe në Gjermani.

Gjithashtu, Skela mban dhe titullin honorifik si njëri prej ambasadorëve të Eintrahtit të Frankfurtit.

PANORAMASPORT.AL

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close