“Eskobari i Ballkanit” fiton betejën me drejtësinë, del nga burgu i sigurisë së lartë

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për tu transferuar nga burgu i Peqinit ku po vuan dënimin me 10 vite heqje lirie në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, duke transferuar Balilin nga një burg i sigurisë së lartë, në një burg të sigurisë së zakonshme me argumentin se vuan nga probleme shëndetësore.
52-vjeçari në kohën që ka qëndruar i izoluar në burgun e Peqinit ka shfaqur disa herë probleme shëndetësore teksa ka marrë disa herë trajtim në spitalin e burgut në kryeqytet. Por për shkak se ky institucion nuk i krijonte kontakte të vazhdueshme me mjekët dhe familjarët ai kërkoi transferimin në një burg të zakonshëm ku do të vuajë edhe pjesën e mbetur të dënimit. Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit është depozituar nga avokati I tij mbrojtës korrikun e kaluar.
Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës. Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button