Estrada profesioniste e qytetit te Fierit

Në vitin 1957 në Fier u ngrit teatri i Estradës, i cili ishte trupa e dytë e varietesë e krijuar në Shqipëri pas asaj të Tiranës. Estrada ishte një lloj i artit dramatik i cili përmbante të ndërthurura pjesët e shkurtra komike si: skeçin, kupletin, parodinë, këngën, etj.

Veprimtarinë e tij ky teatër e nisi me një staf aktorësh dhe këngëtarësh si: Nestor Pogaçe, Terezina Gjerazi, Natalia Mëhilli, Vasilika Kaleshi, Fuat Boçi, Leonidha Prifti, Kujtim Jorgaqi, Pjerina Shoshi, Skënder Lloshi, Mehmet Muka, Isuf Maloku, Llazar Doko, Kozma Shallapi, Sokrat Robo, Sofika Dimo, Shpresa Memo, Timo Lule, Stavri Gjerazi, Luçi Bele.

Regjizor ishte Llazar Verria. Më pas kësaj trupe ju shtuan me vone edhe një sërë talentesh të cilët erdhën nga lëvizja amatore si: Luftar Paja, Hasan Bregu, Todi Llupi, Arqile Lipe, Vasil Vaso, Fatmir Xhelili, Sotir Stefa, ndërsa një pjesë tjetër ishin aktorë të diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve si: Xhuljeta Kulla e Natasha Sela.

Regjizorë të kësaj trupe në vite ishin Llazar Verria, Gulielm Radoja, Roland Roshi, Pëllumb Kulla, Leka Bungo, Koço Papadhopulli, Roland Çarka, Klajdi Marku, etj. Ndërkohë që midis këtyre të fundit mund të veçojmë Llazar Verrinë dhe Pëllumb Kullën.

Pikënisja e teatrit do të jetë viti 1933, kur në lokalin e Zeko Kokës një grup zanatçinjsh dhe arsimtarësh shfaqen të parën vepër skenike në një ambient të improvizuar. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi e titulluar “Do të vras veten”. Jo pa qëllim u zgjodh kjo vepër teatrore, pasi Kristo Floqi ishte autori më i dashur dhe i pëlqyer i kohës.

Veprat e tij shquheshin për humor, përmbajtje kombëtare dhe fshikullim të dukurive negative. Regjizori i parë i trupës teatrore ishte mësuesi Llaqi Kola, i diplomuar në shkollën normale të Elbasanit, i cili ishte marrë me teatër gjatë viteve të studimit. Ndërsa trupa përbëhej nga aktorët amatorë si: Sokrat Pogaçe, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Sotir Argjendari, Jorgji Kovaçi, Nasi Bogo, etj.

Pas suksesit të parë kjo shoqëri teatrore shfaqi në vitin 1935 me mjaft sukses dramën e autorit Foqion Postoli. Në vitin 1937 ajo u paraqit me dy vepra skenike si: komedinë “Fe dhe kombësi” të Kristo Floqit dhe komedinë e Molierit “Doktor pa dorashka”.

Gjatë kësaj kohe grupi teatror do të zhvillonte edhe turneun e parë artistik në qytetin e Beratit ku shfaqi komedinë e sipërpërmendur “Fe dhe kombësi”. Në vitin 1938 autoritetet e shpërndanë këtë grup meqënëse në radhët e tij kishte anëtarë që kishin marrë pjesë dikur në Kryengritjen e Fierit (1935) dhe ishin simpatizantë të ideve komuniste, të cilat konsideroheshin të rrezikshme për regjimin e kohës.

Kështu me këtë prolog u mbyll etapa e parë e zhvillimit të teatrit në qytetin e Fierit. Pas luftës së dytë botërore, shteti Shqiptar për qëllimë nga më të ndryshmet ndërmori dhe hartoi një strategji dhe politike-kulturore, ku rëndësi e veçantë i jepej edhe teatrit dramatik.

Në këtë nxitje dhe interesim nga shteti, me përvojën e krijuar në etapën e parë dhe aktorë të ardhur nga teatri partizan në Fier rinisi veprimtarinë teatri dramatik i shtëpisë së kulturës. Do të ishin 21 aktorë amatorë, të cilët nën drejtimin e regjizorit Llazar Verria hodhën bazat e artit dramatik në Fier.

Të tillë ishin Nestor Pogaçe, Ndrek Beltoja, Muhedin Pleshti, Marika Kallamata, Hamza Pleshti, Sila Kordhishti, Lake Panajoti, Harilla Roshi,Omer Haxhia, Stavri, Pirro e Terezina Gjerazi ,Sila Kaleshi, Veniamine Muço,Tashko Lako, Leonidha Prifti, Syrja Minarolli, Violeta Bakalli, Fuat Boçi, Sotiraq Xoxa, Liri Mitri, etj.

Nga kjo veprimtari u nxiten qe t’i kushtoheshin aktrimit dhe te beheshin aktorë te njohur ne rafshin kombëtar disa individualitete nga qyteti i Fierit si: Marika Kallamata, Albert Verria, Ahmet Pasha, Aleksander Pogaçe, etj. Nje kontribut te shquar ne shtepine e kultures dhane dhe regjizori Piro Mani, drejtuesi i muzikes Ismail Balla dhe koreografi Hamza Minarolli.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button