Fajin nuk e ka QEVERIA ,por NJERËZIT në këtë vend!

Fajin nuk e ka QEVERIA ,por NJERËZIT në këtë vend!

Shumica prej jush mund të jeni shtangur nga titulli i fjalisë dhe po bëni llogaritë për të dal në konkluzionin e saktë ,por mos u mundoni.
Tani po ua shpjegoj unë me argumenta bindëse.
Çdo ditë unë si Antonela ,kam kontakte me njerëz të ndryshëm , me probleme të ndryshme që herë mund të zgjidhen dhe herë nuk marrin zgjidhjen e duhur .
E di pse?!
Se njerëzit ia bëjnë të vështirë njëri-tjetrit çdo situatë.
Ju po thoni ende pse….
Njerëzit në vendin tonë janë aq shumë të “mberthyer “ nga xhelozia që kanë për jetën e tjetrit/tjetrës ,sepse ndoshta kshu janë rritur me frymën e inatit apo vështirësisë për t’ia dal mbanë .
Madje ne vendit tonë ka edhe njerëz elitarë që nuk funksionojnë për asgjë,vetem ka si synim të ndërhyjë në suksesin e merituar që mund t’i përshtatet dikujt.
Nuk e ka fajin SHTETI që njerëzit hedhin plehrat në rrugë vetëm 1m larg nga vendi i caktuar ku duhet.
Nuk e ka fajin SHTETI ,ku shitësit në një dyqan lagje-je rrisin çmimet si të duan,duke patur shpesh edhe kontrrolle nga Drejtoria e Tatimeve.
Nuk e ka fajin SHTETI,që produkte të ndryshme i faturojnë sipas qefit të vet.
Nuk e ka fajin SHTETI,që njerëzit të shohin me inat pa të njohur fare sikur u ke ndonjë borxh.
Nuk e ka fajin SHTETI,që fëmijët janë shume bullizues karshi njëri-tjetrit.

Edhe ju jeni në të njëjtin mendim me mua ,por pres kritika nga militantët e kundërt .

A.Rama

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close