Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin për vitin akademik, ja detajet.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që të mbyllë semestrin e dytë online. Sipas informacioneve bëhet me dije se të gjitha provimet e sezonit të dytë dhe mbrotja e diplomave do të bëhet online.

Ky fakultet është i pari që ka marrë një vendim, duke bërë me dije se viti shkollor do të mbyllet sipas programit të miratuar që në nisje të vitit akademik. Tashmë pritet që Departamentet të nxjerrin datat e provimeve sipas rregullores në fuqi. Studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në provim vetëm në një nga datat e caktuara nga departamenti.

Studentët që nuk do të munden të marrin pjesë në provim në asnjë nga datat e këtij sezoni, do t’u jepet mundësia në një sezon në shtator 2020. Po në të njëjtën mënyrë do të procedohet dhe me mbrojtjen e diplomave.

Burimi */ Urbannews.al

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close