“Fidanë në vend të ferrave” nisma e Bashkisë Devoll për mbjelljen e fidanëve…

Fidanë në vend të ferrave, nisma e bashkisë Devoll që nis nga fshati Hoçisht.

Mirëmbajtja e fshatrave duke pastruar ferrat e mbjellë në vend të tyre fidanë, ka nisur si një nismë nga bashkia Devoll në një prej fshatrave më të njohur të zonës, Hoçisht, për t’u shtrirë edhe më tej siç premtohet.

‘Në fshatin Hoçisht , Njësia Administrative Hoçisht , është realizuar pastrimi i ferrave në hyrje të fshatit duke i zëvendësuar me mbjelljen e 40 fidanëve.

Le të jetë kjo nismë kushtuar natyrës një traditë e bukur për të gjitha njësitë e tjera administrative si një trashëgimi ndër breza!’ thuhet në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e bashkisë Devoll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button