FIGURAT E MËDHA TË SHQIPËRISË***MBRETËRESHA TEUTA

FIGURAT E MËDHA TË SHQIPËRISË***MBRETËRESHA TEUTA

Teuta e Ilirisë e njohur edhe si Mbretëresha Teuta u vu në krye të shtetit ilir dhe të ushtrisë së tij, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s. Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake.

Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë ilire. Ajo ishte një grua e zgjuar dhe largpamëse.Sundoi vetëm për tre vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.Për sa kohë që mbretëroi dhe komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqishmërinë ushtarake të Ilirisë.

Marre nga Izraeli Sot

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close