Fillon prodhimi i iPhone 12, me çmim dhe teknologji më të mirë

Prodhimi i modeleve të ardhshme të Apple “iPhone 12” me 6.1 inç do të fillojë në muajt korrik-gusht përpara pjesës tjetër të telefonave, thuhet sipas një raporti të ri të DigiTimes. Mendohet se Apple po mendon të prezantojë katër modele të reja të iPhone këtë vit, në afatin e zakonshëm të shtatorit ose tetorit, megjithëse kufizimet e furnizimit dhe vonesat në prodhim mund të shkaktojnë shtyrjen e datës.

Raporti i fundit të kujton raportin e analistit të ekraneve të pajisjeve mobile Ross Young, i cili muajin e kaluar kishte detajuar rezolucionet dhe veçoritë e ardhshme të ekraneve All-OLED në iPhone-ët e rinj të Apple. Ky raport gjithashtu pohoi se prodhimi i paneleve në komponentët për iPhone-et e reja 2020 do të fillojë në fund të korrikut, megjithëse nuk tha asgjë për modele specifike që hyjnë në prodhim para kësaj periudhe kohore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close