FILLON PUNËN KOALICIONI I SHQIPTARËVE PËR FITOREN E TRUMP NĒ MICHIGAN

NGA VALENTIN LUMAJ/ DIELLI
Valentin Lumaj
Në Michigan, në kuadër të fushatës zgjedhore Presidenciale, ka filluar riorganizimi i shqiptarëve në mbështetje të fitores së Presidentit Trump. Michigani njihet si një nga shtetet e lëkundura e të pasigurta apo “swing states”, që mund t’i dhurojë fitoren njërit apo tjetrit kandidat. Për një kohë të gjatë, votën presidenciale në MI e patën fituar Demokratët deri ne 2016 kur Trump korri një fitore të ngushtë me 10700 vota më shume se kudërshtarja Clinton. Kur behët fjale se Michigani ka një popullsi prej afro 10 milionë banorë, me mbi 7 milionë votues të regjistruar , kjo fitore kaq e nghshtë e bën edhe më të nevojshme angazhimin e shqiptarëve në këtë fushatë. Në Michigan janë rreth 35 mijë shqiptarë të cilët gëzojnë nënshtetesinë amerikane dhe shumica e tyre janë të rregjistruar për të votuar. Prandaj në rastin më të mirë, vetëm vota e shqiptarëve, me një mobilizim të përgjithshëm këtu, mund të sigurojë rizgjedhjen e Presidentit Trump. Egziston një përceptim se mbas ndërhyrjes se Bill Clinton në çlirimin e Kosovës , shqiptarët në përgjithësi mund të jenë pozicionuar në fafor të demokratëve. Por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar, shqiptarët kane filluar të ndergjegjësohen se çlirimi i Kosovës konsiderohet si vepër e Amerikës dhe jo e Klintonit apo demokratëve. Po ashtu fitorja e Trump ne 2016, solli edhe një herë rikthimin e vlerave konservatore, qëndrimi i Presidentir Trump në mbrojtje të institucionit të familjes, përkrahja ndaj Kishës dhe të gjitha institucioneve fetare, mbrojtja ndaj persekutimit fetar, qëndrimi kundër abortit dhe marrja pjesë ne March for Life, po ashtu vleresimi qe Presidenti I ka bërë Nënës Tereze, kanë ndikuar që shqiptarët në Michigan dhe më gjerë, të pozicionohen përkrah këtyre vlerave në mbështetje të Presidentit. Nën influencen e Biden, kongresistit Engel apo zyrtarëve të tjerë demokratë, ka pasur tentativa të disa shqiptarëve në New York apo Micigan, të cilët në papërgjegjshmërinë e tyre janë munduar nëpëmjet letrave që të akuzojnë apo përlyejnë figurën e Presidentit Trump dhe të përzgjedhurit të tij Grenell, në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj çështjes Kosovare. Koha po tregon të vërtetën dhe gjërat po kjartësohen. Kemi një humbje të papritur të Engel, Grenell është në krye të misionit të paqes Kosovë-Serbi, po ashtu administrata Trump ka konfirmuar për të disatën herë se nuk mbështet shkëmbimin e territoreve. Këto janë fitore të vogla por domethënëse të Trump në opinionin shqiptar. Sigurisht, një përfundim i suksesshëm i bisedimeve të paqes Kosovë-Serbi, do të jepnin nje impakt edhe më të madh në mbështetjen ndaj Trump nga shqiptarët por edhe amerikanët.
Në këtë situatë të ndezur zgjedhore, aktivistë dhe përfaqësues të kulteve fetare ne Michigan, kanë filluar punën në organizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës shqiptare në mbështetje të Presidentit Trump. Me datë 8 qershor 2020, pati një takim të parë të iniciuar nga përfaqësuesja me origjinë shqiptare e fushatëes se Trump, Znj. Evi Kokalari me pjesemarrjen e drejtorit te koalicionit per fitoren e Trump ne MI, Sean Moscynsky, të perfaqësuesve te kulteve fetare dhe aktivistë të Komunitetit. Kjo iniciativë u vazhdua ditën e djeshme, e shtunë 27 Qershor, me një drekë pune në një nga restorantet e qendrës se qytetit Northville. Në këtë takim morën pjesë Sean Moscynsky, drejtori i koalicionit për fitoren e Trump në MI, Danny Gustafson, Drejtor Rajonal i Fushatës, Irena Vulaj, menagere rajonale e fushatës, kryetari I Degës së Vatrës MI, Mondi Rakaj dhe aktivistët e komunitetit Alfons Grishaj, Dritan Demiraj dhe Valentin Lumaj. Mbjedhja ishte e frytshme. Janë bërë disa propozime dhe po punohet në implementimin e tyre. Jemi shumë afër legalizimit të emrit të kësaj lëvizjeje nën të cilën do të punohet në vazhdim. Po ashtu po bëhen përpjekje për sigurimin një zyre të posaçme për këtë lëvizje. Një vend të rëndesishëm zuri edhe propozimi i bërë qysh në mbledhjen e parë, për një takim të Presidentit Trump enkas me shqiptarë këtu në MI, ku mendohet që të ftohen rreth 20 mijë shqiptarë, por gjithsesi këto janë tematika në vazhdim dhe duan punë për t’u implementuar. Mbledhja e djeshme u përqëndrua në identifikimin dhe regjistrimin e votuesve shqiptarë, të cilët nuk janë regjistruar. Kjo do të realizohet nëpërmjet takimeve direkte të anëtarëve të grupit të punës me miq e të njohur, në ambiente familjare, fisnore, shoqërore e derë më derë apo nëpërmjet mediave visive lokale, në mënyrë që të rrisim shancet për një fitore të sigurtë të Trump në Michigan. Ka pasur edhe më herët përpjekje për të krijuar lëvizje të tilla, por që kanë qenë individuale dhe kane mbetur rrugës. Ftojmë shqiptarët e Michiganit dhe jo vetëm, të cilët janë mbartës të vlerave dhe idealeve te djathta konservatore, që besojnë tek Presidenti Trump dhe Partia Republikane si mbështetes te çështjes shqiptare, që t’i bashkohen lëvizjes tonë.

Valentin Lumaj, Michigan më 28 Qershor 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com