Fondet e BE për tërmetin, Rama: Ata që nuk shohin, të hapin mendjen e të dëgjojnë të vërtetën

Fondet e BE për tërmetin, Rama: Ata që nuk shohin, të hapin mendjen e të dëgjojnë të vërtetën

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar.
Gjatë fjalës së tij, Rama sqaroi edhe njëherë se paratë që dhurohen nga Bashkimi Europian, administrohen nga vetë ata.
Duke i cilësuar si ata që nuk duan të shohin dhe të dëgjojnë, Rama tha se ata që thonë se ku shkuan paratë duhet të hapin mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë.

“BE-ja u gjen pranë nesh në një moment të vështirë. Përsa i përket fondeve, një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët.
Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave.
Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë mendja atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata.
I kërkoj ndjesë partnerëve për këtë sqarim të domosdoshëm. Soreca nuk bën thjesht detyrën si ambasador i BE-së por është një mik shumë i mirë i shqiptarëve.
Një partner i rëndësishëm në këtë proces falë të cilës ne kemi pasur një raport shumë serioz dhe domethënës për konferencës së donatorëve“, deklaroi Rama

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close