FOTO/ Autobusi shkatërron “Land Roverin” me targa italiane, aksident me të vdekur në rrugën Rubik-Rreshen

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku raportohet se ka humbur jetën një person, i paidentifikuar ende nga autoritetet.

Sipas burimeve nga policia një mjet tip autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane.

“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button