FOTO/ Basha shfaqet i qeshur para mbledhjes së PD, nuk munguan debatet

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate, e cila vijoi prej orës 18:00 të së enjtes.

Drejtuesit politikë kanë debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Drejtuesi politik i Korçës, Edmond Spaho, është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun Korçë. Sipas tij, ky qark ka arritur objektivin, duke marrë 5 mandate.
Drejtuesit politik të qarqeve kanë hedhur  dyshime në mbledhje se e gjitha është bërë që disa të dalin mirë dhe disa të dalin keq nga analiza.

Ndërkohë kryetari Lulzim Basha u shfaq i qeshur para mbledhjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button