FOTO/ Kështu e feston Xherdan Shaqiri titullin kampion me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka festuar mbrëmë titullin kampion me Liverpoolin, të parin për të në Angli.

Humbja e Manchester Cityt me Chelsean me rezultatin 2-1 i siguroi edhe matematikisht titullin Liverpoolit, shtatë javë pa përfunduar sezoni, pasi “Reds” kanë 23 pikë më shumë se “Citizens”.

Edhe pse pati hapësira të pakta për të luajtur, Shaqiri është pjesë e këtij suksesi historik të Liverpoolit, i cili e fitoi titullin kampion pas 30 vjetësh pritjeje, respektivisht të parin në formatin e ri të kampionatit anglez.

“Kampionë”, ka shkruar futbollisti kosovar në rrjetet sociale.

Image
Me këtë rast, vitrinat e Shaqirit vazhdojnë të mbushen pasi ai e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bayern Munchen dhe Liverpoolin, si dhe kampionatin gjerman dhe atë anglez.
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close