Foto po bën xhiron e rrjetit/ Momenti ku Messi ngushëllon Nejmarin e përlotur për humbjen e Kupës

Argjentina pas 25 vitesh fitoi Kupën e Amerikës, duke shënuar kështu edhe trofeun e parë për yllin argjentinas Leo Messi. Ndërsa argjentinasit gëzoheshin për fitimin e titullit, nga ana tjetër Nejmar, ylli brazilian përlotej.
Në këtë moment Messi ka treguar edhe një herë se është një lojtar i madh, i cili la festën në fushë dhe shkoi të ngushëllonte Nejmarin, ish shokun e skuadrës së Barcelonës.
Argjentina fitoi me rezultatin 1 me 0 ndaj Brazilit, me golin e shënuar në pjesën e parë nga Angel Di Maria, një goditje klasi, duke rezultuar edhe i vetmi gol i kësaj ndeshjeje. Brazili pati disa raste shënimi por nuk mundi dot të barazonte ndeshjen.
Videoja e mëposhtme ka bërë xhiron e rrjetit.‏

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button