Fshatrat e izoluar nga dëbora në Korçë

Lekasi pa rrugë të bllokuara, pastrohen edhe tre fshatrat e fundit në njësinë e thellë administrative.
Lekasi, një nga njësitë administrative më të largëta të bashkisë Korçë I ka tashmë rrugët e hapura nga dëbora e madhe pasi edhe tre fshatra janë pastruar pasditen e kësaj të marte.
‘Sapo ka përfunduar pastrimi nga dëbora i rrugës që lidh fshatrat Brozdovec, Lavdar e Tudas me Njësinë Administrative Lekas.
Situata është normalizuar në Njësinë Administrative Lekas dhe pas një pune intensive nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Bashkia Korçë, aktualisht nuk ka asnjë fshat të bllokuar’ njoftojnë burime zyrtare nga bashkia Korçë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com