Fshihet në Shqipëri”, si ra në “rrjetë” greku i çmendur që urrente shqiptarët

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni që çoi në arrestimin e ish-deputetit grek të Agimit të Artë, Christos Pappas, i cili u prangos më 1 korrik pasi ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje 52-vjeçare nga Ukraina.
Por si shkoi policia greke në gjurmët e tij? Gazeta greke “Kathimerini” duke cituar një zyrtar të lartë grek që ishte pjesë e hetimeve për ish-deputetin që urrente shqiptarët, zbuloi kronologjinë e hetimeve.
Fillimisht, sipas zyrtarit grek qëllimi ishte të identifikonin njerëzit që ishin pranë Christos Pappas dhe cili prej tyre mund ta kishte fshehur atë. “Personat me të cilët mbante kontakte në të kaluarën dhe në periudhën nga tetori i kaluar deri më sot kur ranë në gjurmët e gruas që e fshehu” tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button