Gazetari Pogradecar: Bashkë me rotacionin, opozita të rrëzojë tranzicionin

Studiuesi Erald Kapri u shpreh se mazhoranca ka një nervozitet për të prekur koalicionet, për të kaluar në situatën e 2017-tës.

Ai tha për ‘Temporën’ e Sonila Meços se opozita duhet të sjellë jo vetëm rotacionin por t’i japë fund edhe tranzicionit.

“Unë mendoj që diskutimi është në dy prizme themelore. I pari është domosdoshmëria e opozitës për të maksimalizuar gjithë lëvizjet e saj për të mundësuar rotacionin në Shqipëri i cili pavarësisht ‘ligjësisë’ politike që kemi pasur rotacion në këto 30 vite, kësaj rradhe duket i vështirë. Së dyti është edhe pritshmëria e madhe e shoqërisë, qytetarëve të angazhuar, që me rotacionin kërkojnë edhe rrëzimin e tranzicionin. Ka ardhur koha që të rrëzohet edhe tranzicioni në Shqipëri.

Po ta shohim me realizëm dhe pa shumë populizëm, opozita po lëviz në një situatë real-politike. Opozita ka kuptuar që s’ka më kohë për eksperimente dhe duhet të maksimalizojë me terrenin aktual.
Që do të thotë me sistemin që kemi, pavarësisht se është një sistem shumë i keq dhe duhet të ndryshojë në të ardhmen, në situatën që jemi, bashkimi i opozitës, koalicioni i saj dhe maksimalizimi i votës që të jep ky lloj sistemi, jep garanci më të madhe për rotacionin e vitit të ardhshëm.Ndaj është ky nervoziteti i maxhorancës, me këto ‘kurthet’ e këtyre ditëve për të prekur pjesën e koalicionit.

Opozita duhet të krijojë një lëvizje të tillë që të rrëzohet tranzicioni, modeli i Ramës, arroganca, korrupsioni”, tha Kapri.

“Pushteti i mazhorancës është i frikshëm. Kemi 5 vjet që nuk bëjmë zgjedhje”, u shpreh më tej studiuesi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close