Gazetarja Anila Hoxha zbulon goditjen e radhës së SPAK: Do kemi çdo ditë, tenderi i radhës do të jetë ai i…

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha në një bisedë në studion e “Breaking” në Top News ka zbuluar se cila pritet të jetë goditja e radhës së SPAK në goditjen e tenderave të dyshimtë si pjesë e aferave të korrupsionit.

“Kam përshtypjen se do kemi çdo ditë arrestime, Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të vihet së shpejti në funksion. Kam përshtypjen se do të ndiqet strategjia ndiq paratë. Anëtarëte BKH-së janë juriste dhe ekonomistë dhe jo me profesion policë. Kam përshtypjen se hetimi i krimeve financiare, do t’u shkaktojë dhimbje koke, për shkelje të barazisë në tendera dhe që bëhet fjalë për miliona euro. Që nga viti 2000 ka pasur shumë hetime dhe denoncime ende s’ka pasur tenderdhënës të shpallur fajtorë. Ne mund ta kuptojmë mirë dieferencën e një polici shqiptare të veshur me uniformë dhe ta krahasosh me një polic të rajonit në Maqedoni, Malizin e Zi. Paratë janë dhënë dhe polici nuk është i veshur”, tha Hoxha.

Duke u shprehur se ka besim te drejtëësia, gazetarja e njohur e kronikës së zezë u shpreh se goditja e radhës pritet të jetë së shpejti te spitalet.
“Një nga çështjet që mund të prek ë së shpejti mund të ketë lidhje me spitalin, me tendera sërish. E rëndëisshme është që ka një vullnet, e në momentin që ka një vullnet besoj se ka rezultate, jam një nga njerëzit që besoj te drejtësia’, theksoi Hoxha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button