Gjendet i mbytur në liqen i moshuari

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur shtetasi Sotiraq Ilo rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. NJOFTIMI NGA POLICIA Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. korcaplus
|
|