Gjermania pranon dështimin për negociatat: Tani shpresë për presidencën portugeze


Gjermania u dorëzua sot teksa Ministri për Çështje Evropiane, Michael Roth, në një videokonferencë me homologen portugeze Ana Paula Zacarias dhe atë slloven Gašper Dovžan deklaruan se Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shpresojnë të mbahet në mesin e vitit 2021. Tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet pikërisht edhe kjo pikë.
“Zgjerimi i BE është një çështje qendrore e Presidencës Trio te BE-se. Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia po punojnë drejt mbajtjes së konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe në Presidencën e Këshillit në vijim do të jetë angazhimi për të bërë përparim në negociata shpesh komplekse për të gjetur kompromis bazuar në kushtet e vëna në mbledhjen e 24 Marsit”, tha Roth.
Për Shqipërinë pengesë janë mos plotësimi me anëtarë i Gjykatës Kushtetuese asaj të lartë, ligji anti-shpifje dhe sëfundmi pritja e një opinioni nga Venecia për Kodin e ri Zgjedhor. Për Maqedoninë ashtu siç konfirmoi sërish sot kryeministri Zaev ekziston mundësi e madhe të mos arrihet marrëveshje me Bullgarinë që kërcënon me veto.
“Po bëjmë gjithçka që të arrijmë zgjidhje. Isha po unë që më 11 Tetor, e njoftova popullin maqedonas se mund të mos mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Deri në momentin e fundit do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, që do të jetë e pranueshme për të dy palët”.
Sofja kërkon nga Zaev të njohë me shkrim rrënjët bullgare të shtetit të tij para se ministrat evropianë të mblidhen të martën e javës së ardhshme. Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet nga Portugalia ne 1 Janar dhe Sllovenia në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close