Gjermania zgjat kufizimet për shkak të Coronës deri më 3 maj

Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord që kufizimet për shkak të krizës së Coronës të vazhdojnë deri më 3 maj. Shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj.

Pamje nga konferenca e shtypit

Bashkë me lajmin për zbutjen e masave kufizuese për për shkak të krizës së Coronës kancelarja Angela Merkel u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të respektojnë kufizimet në luftën kundër pandemisë së Coronës. Vërtet që në Gjermani spitalet, mjekët dhe stafi infermieror nuk janë të mbingarkuar, tha Merkeli pas takimit virtual me kryeministrat e landeve, por ky është vetëm “një sukses i brishtë i ndërmjetëm”.

Merkel njoftoi se shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj, por shtoi se nuk ka shumë hapësirë për ndryshime të masave kufizuese ose për t’u nxituar, edhe nëse këto lidhen me qëllime të mira. Po ashtu u mor vendim që fillimisht të rihapen vetëm dyqane me sipërfaqe deri në 800 metra katrorë.

Kujdes ekstrem

Kancelarja paralajmëroi se ende nuk është gjetur ndonjë vaksinë dhe prandaj duhet të vazhdojë të ushtrohet “kujdes ekstrem”. Po për këtë arsye edhe aktivitete të mëdha si konferenca, festivale, koncerte apo festa nuk do të lejohen as muajt e ardhshëm. “Sipas vlerësimeve tona festivale apo aktivitete të mëdha nuk do të jenë të mundshme të zhvillohen deri më 31 gusht 2020,” tha kryeministri i landi të Hessenit, Volker Bouffier.

Edhe shërbesat fetare “njëherë për njëherë nuk do të lejohet të zhvillohen”, tha kancelarja Angela Merkel, duke sqaruar se këtë javë do të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësuesit e feve.

Deutschland PK Merkel Corona (Reuters/B. von Jutrczenka)

Aplikacion për gjurmimin e të infektuarve

Kancelarja falënderoi qytetarët që respektuan në shkallë të lartë kufizimet. Liberalizimi i masave kufizuese mund të shoqërohet me detyrimin për të mbajtur maska në hapësira publike. Po ashtu në mënyrë që përhapja e virusit Corona të pengohet edhe më tej duhet të ndiqen rrugët e infeksionit dhe të kufizohen vatrat e mundshme të infeksioneve. Për këtë qeveria gjermane planifikon krijimin e një aplikacioni për smartphone, me të cilin mund të gjurmohen kontakte të mundshme me njerëz të infektuar. Por përdorimi i këtij aplikacioni do të jetë vullnetar, tha Merkel.

Vendimi që fillimisht të rihapen vetëm dyqane me sipërfaqe deri në 800 metra katrorë u kritikua ashpër nga Shoqata Gjermane e Tregtisë, sepse sipas saj ky vendim çon në “shtrembërim të konkurrencës dhe pasiguri ligjore”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close