Gjimshiti: Shiriti i kapitenit është krenari. Abrashi: E rëndësishme të fitojmë ndeshjen e parë

Bashkë me mesfushorin Amir Abrashi, në konferencën për shtyp të Kombëtares u paraqit edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Ky i fundit është duke zhvilluar paraqitje fantastike me Atalantën në Serinë A dhe Europë, ndërsa së fundi është shndërruar në një lider edhe në prapavijën e kuqezinjve.

Në konferencën për shtyp Gjimshiti deklaroi se Shqipëria ka elementët e duhur për të interpretuar skemën 3-5-2, teksa tregoi edhe emocionet e përjetuara me shiritin e kapitenit në krah në ndeshjen ndaj Lituanisë.

Mbrojtja duket reparti më i fortë dhe i kompletuar te Shqipëria?

Besoj se në dy ndeshjet e fundit nuk kemi patur shumë probleme te mbrojtja. Mendoj se atë repart e kemi përmirësuar shumë. Si me Bjellorusinë, ashtu edhe me Lituaninë, nuk kemi pësuar shumë raste kundër. Me Lituaninë ishte një gabim individual që vendosi ndeshjen, por jemi në rrugën e duhur, pasi kemi lojtarë me cilësi.

Ju jeni njohës i mirë i skemës 3-5-2. A i ka Shqipëria lojtarët e duhur për këtë rreshtim?

I kemi lojtarët për këtë sistem. Është e vërtetë që kam luajtur me 3 veta për disa vite tek Atalanta, por nuk besoj se lojtarët e tjerë e kanë problem këtë skemë. Mendoj se është rreshtimi i duhur dhe mund të bëjmë mirë.

Ndaj Lituanisë mbajtët edhe shiritin e kapitenit. Si u ndjetë në fushë?

Ishte krenari. Nuk ishte ndeshja që prisja, pasi nuk shkoi ashtu siç duhej për ne, por është një gjë shumë e bukur të luash me shiritin në krah.

Shumë fytyra të reja në grumbullim këtë herë…

Është një gjë që ka ndodhur edhe vitet e tjera. Ka shumë talente shqiptarë, të cilët i kemi parë edhe në stërvitje, por kanë shumë rrugë dhe është puna jonë që t’i mbështesim.

A është Shqipëria nën presion për të marrë pikët e plota?

Më mirë të kesh presion sesa jo. Megjithatë më mirë ta harrojmë atë ndeshje me Lituaninë, sepse tani kemi Kazakistanin dhe pastaj të merremi me ta.

Sa e vështirë është me kaq mungesa?

Është e vështirë, por është një situatë e keqe si për klubet, ashtu edhe për kombëtaret. Megjithatë është një situatë kur rregullt duhen zbatuar dhe kur vendos FIFA e UEFA, nuk kemi çfarë të flasim më.

Ndërkohë, Abrashi u shpreh se lojtarët ende po e vuajnë ndeshjen me Lituaninë.

“Për momentin jam mirë fizikisht dhe nuk kam problem për ndeshjen. Jam një prej lojtarëve me më tepër ndeshje në përfaqësuese pas Berishës. Ndihem mirë, por kam edhe përgjegjësi për të ndihmuar ekipin dhe të forcojmë grupin. Edhe pse e kemi humbur ndeshjen e kaluar, kemi shpresë të marrim tri pikë me Kazakistanin. A do të mjaftojnë? Ende po e vuajmë ndeshjen me Lituaninë. Unë kam ardhur këtu për të luajtur dy ndeshje dhe të arrijmë dy fitore. Por e rëndësishme është të fitojmë këtë ndeshjen e parë”, u shpreh Abrashi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close