Gjuhetia abuzive e koranit në Pogradec

 

Gjuetia abuzive e koranit në Pogradec, ndalohet kryetari dhe dy antarë të shoqatës së peshkimit.

Ata që duhet të mbrojnë janë nga abuzuesit më të mëdhenj, siç rezulton shpesh në aktivitete të ndryshme në Pogradec. Policia ka ndaluar kryetarin e shoqatës së peshkimit dhe dy antarë të kësaj shoqate pasi kanë bashkëpunuar duke detyruar për interesa spekulative peshkimin e paligjshëm të koranit në liqen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e veprave penale kundër lirisë së personit, kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga vetë punonjësit shtetërorë dhe veprave penale kundër mjedisit, pas një pune hetimore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Korani”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

A. D., 49 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec (me detyrë kryetar i Shoqatës së Peshkimit Pogradec);

M. D., 47 vjeç, banues në Hudënisht (me detyrë punonjës në këtë shoqatë);

E. P., 43 vjeç, banues në Memëlisht, Pogradec (me detyrë punonjës në këtë shoqatë).

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka urdhëruar ndalimin e këtyre tre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se në bashkëpunim mes tyre ata kanë shpërdoruar detyrën, duke detyruar peshkatarët në Pogradec që të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër” kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com